Italia ka regjistruar 534 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit, duke e çuar në numrin total të vdekjeve nga pandemia në 24 648.

Vendi fqinj po ashtu ka raportuar 2 729 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që është shënuar një numër rekord i të shëruarve në 24 orë.

Autoritetet njoftojnë se 2723 persona janë shëruar nga infeksioni i Covid-19, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 51 600.

Përmirësimit të situatës qeveria italiane i është përgjigjur me lehtësim të masave duke lejuar që disa biznese të funksionojnë por megjithatë qytetarët do të duhet të presin 4 majin për të lëvizur më lirshëm.