Shihni ç’nivel ka Korea e Jugut ndërkohë që Evropa vuan për pajisje mbrojtëse (VIDEO)

Në vendet e Evropës si Itali apo Angli, mjekët dhe infermierët janë përballur dhe po përballen me kushte të vështira në trajtimin e pacientëve me Koronavirus. Para pak ditësh u bë e ditur se në spitalin “Northwick Park” në Londër, mungonin maskat, dorezat dhe veshjet efikase. Për të mbrojtur veten stafi mjekësor ishin veshur me qese mbeturinash nga koka te këmbët.

Marketing

Ndërkohë në Itali mjekët janë detyruar të punojnë pa doreza sepse mungojnë. Madje Marcello Natali, një mjek 57 vjeçar humbi jetën pikërisht për këtë arsye.

Në një video të publikuar nga “BBC” në një qendër të kujdesit intensiv në Korenë e Jugut, shihet përgatitja e mjekëve dhe infermierëve para se të merren me trajtimin e pacientëve të infektuar.

Stafi mjekësor vishet me pajisje të rënda mbrojtëse për të trajtuar të prekurit nga Koronavirusi. Mjekët dhe infermierë izolohen tërësisht. Në veshjen e tyre ndodhet një pajisje e ngjashme me një sistem respirator, që iu mundëson të marrin frymë poshtë maskës. Megjithatë me këto pajisje është i vështirë komunikimi me pacientët.

Marketing