Shikoni humbjen katastrofale të Lëvizjes BESA me numra

Lëvizja BESA ka humbur edhe në bastionin e saj dhe komunën e vetme që e menaxhon komunën e Zhelinës. Nga kjo komunë ka prejardhjen edhe kryetari i saj Bilall Kasami nga Llërca e Zhelinës. Deri sa në Zgjedhjet Lokale në Zhelinë që e fitoi Lëvizja BESA fitoi me plot 5.500 vota tani në këto Zgjedhje ka marrë vetëm 2.645 ndërsa BDI si fituese ka marrë 2.726 vota.

Marketing

Edhe në komunën e Bërvenicës Lëvizja BESA ka dështuar. LSDM në këtë komunë në vitina 2016 pat fituar 1.613 vota ndërsa tani në koalicion me Lëvizjen BESA 1.400.

Në komunën e Tearcës Lëvizja BESA gjatë Zgjedhjeve të vitit 2016 kishte 2.574 vota ndërsa LSDM kishte 1.200 vota ndërsa tani koalicioni “Mundemi” ka fituar 1.592 vota së bashku ndërsa vlen të potencohet se këtu ka garuar edhe deputeti turk nga Tearca i 4 në listën “Mundemi” Doktor Bejxhan i cili ka përkrahje të madhe nga komuniteti turk në Tearcë që tregon qartë një humbje katastrofale e Lëvizjes BESA në rajonin e Tetovës. Të cekim se Doktor Bejxhani në vitin 2016 garoi së bashku me VMRO-DPMNE-në

Në komunën e Tetovës Lëvizja BESA në vitin 2016 patë fituar 25.000 vota ndërsa LSDM 26.000 vota ndërsa tani së bashku kanë fituar 7.417.

Mos harrojmë të përmendim se Lëvizja BESA i ka premtuar LSDM-së 35-40 mijë vota ndërsa nuk janë realizuar as 6 mijë në gjithë Maqedoninë. Poashtu edhe dy deputetët e Lëvizjes BESA në Shkup Bastri Bajrami dhe Kastriot Rexhepi nuk kanë fituar 1.000 vota së bashku pasi në rajonet shqiptare të Shkupit LSDM ka një numër të madh të anëtarëve të saj që deomos nuk dmth se janë vota të Lëvizjes BESA.

Në Gostivar LSDM gjatë vitit 2016 ka patur 8.288 vota ndërsa BESA 2.355 ndërsa në vitin 2020 së bashku 6.566 vota. As deputeti Fadil Zendeli nuk e meriton mandatin pasi e ka fituar me gjasë me 100 vota.

Sido që të jetë Lëvizja BESA tani ka 4 deputet të fituara gjithsej me 5-6.000 ( edhe këto në pikëpyetje) që në realitet nuk e japin as 1 mandat deputeti.Shqipmedia