Shikoni ndërhyrjen brutale të Ramosit në Sterlingun, por më pas pason hakmarrja

Sergio Ramos nuk mund të ndaloj të jetë Sergio Ramos në fushë.

Pas veprimit që bëri ndaj Mohamed Salahut në finale e Ligës së Kampionëve, Sergio Ramos bëri një ndërhyrje edhe ndaj Raheem Sterlingut mbrëmë.

Marketing

Mbrojtësi spanjoll kishte kaluar nëpër një ferr në përballjen Angli – Spanjë, pasi anësori i Manchester Cityt ishte spektakolar.

Nga mënyra për ta ndalur në mënyrë të rregullt, Ramos ka kaluar në atë që tashmë njihet, duke e ndalur me shkelje në këmbë.

Por, spanjolli nuk shpëtoj lehtë, pasi Dier iu hakmor vetëm 12 minuta më vonë, duke e lënë të shtrirë atë.

Ramos është duke u kritikuar nga shumë analistë të futbollit për ndërhyrjet e tij, siç është rasti i Salahut në Ligën e Kampionëve.