Policia në Hong Kong të Kinës, ka organizuar aksion të gjerë, për të zënë dy të dyshuar që vodhën stoli të çmueshme, në vlerë të më se gjysmë milioni eurove.

Derisa njëri theu një kabinet xhami dhe kreu vjedhjen, tjetri mbante në dorë një armë, duke kërcënuar të pranishmit, transmeton Telegrafi.
Shitësit dhe klientët janë larguar në thellësi të lokalit, ndërsa ata kryen grabitjen që nuk zgjati më shumë se 30 sekonda. Të maskuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa ka nisur një aksion shumë i madh dhe kërkohet ndihma e të gjithëve, për identifikimin e tyre.

Sipas zyrtarëve të lokalit që ndodhet në një qendër tregtare, ata vodhën stoli që kushtojnë 537 mijë euro, por vlera tyre mund të jetë edhe më e madhe.