Shilegov dhe Zeqiri do të dëshmojnë për ngjarjet në Kuvend më 27 prill

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Marketing

Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar duhet të dëgjohen dëshmitarët, mes të cilëve edhe Petre Shilegov dhe Muhamed Zeqiri.

Në seancën e kaluar kanë dëshmuar Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

Të pandehurit në rastin për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për kërcënim terrorist të sistemit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Marketing