Shilegov: Do të mbillen 1.200 drunj në të gjitha komunat e Shkupit

Ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime”, sot në ditën e parë të pranverës në mënyrë simbolike mbollën dhjetë fidane dekoruese nga llojet thuja rosenthali dhe acer dhe 1.200 lule të llojit viola – manushaqe në oborrin e SHF “Mirçe Acev” në komunë Gjorçe Petrov, ku mori pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski, drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Adrijan Muça dhe nxënës të kësaj shkolle fillore.

Marketing

“Në vijim është rregullimi i rregullt pranveror i sipërfaqeve të gjelbra në qytet. Këtë pranverë është paraparë të mbillen mbi 1.200 drunj shumëvjeçar me cilësi të lartë gjetherënëse dhe me gjelbërim të përjetshëm në të gjitha komunat e Shkupit. Jemi duke punuar në ripërtëritjen e gjelbërimeve nëpër bulevarde. Qyteti kësaj pranvere do të jetë më i pasur edhe për disa parqe të reja formimi i së cilave është në vijim”, tha Shilegov.

Këto ditë po punojmë në rregullimin e parkut të ri Ibni Pajko, pas ndërtesës së Filarmonisë, në rinovimin e zonave të gjelbra në Qendër dhe Karposh në Bulevardin “Aradhet partizane”, në parqet në Bulevardin Serbia në Aerodrom, në Bulevardin “Boris Trajkovski” në Kisella Vodë, në rrugën “Brigada e dytë maqedonase” në Çair, si dhe në parkun pranë konviktit studentor “Kuzman Josifovski Pitu”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Shkupit shtoi se gjelbërimi mbetet në krye të prioriteteve të Qytetit të Shkupit dhe se me kthimin e gjelbërimit në qytet përmirësohet mjedisi jetësor dhe cilësia e ajrit.

Marketing