Shilegov: E papranueshme është që Shkupi dhe Tirana të jenë peng të politikave primitive të shekullit 19-të

Kryetari i komunës së Shkupit Petre Shilegov në forumin ekonomik në Shkup në sesionin ” Qytete të mençura, mobiliteti urban dhe zgjidhje digjitale në Maqedoninë e Veriut” e tregoi vizionin e tij për të ardhmen.

Marketing

Në forumin Shilegov u përgjigj edhe në pyetjen rreth vetos bullgare dhe si ajo në Maqedoni dhe Shqipëri, përkatësisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të qyteteve në këto shtete.

„Për fat të keq ne si kryetar të komunave jemi peng të politikave të cilat janë krijuar në shekullin 19-të, pasoja të cilat i ndjejmë tani në shekullin 21. Mendoj që i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor, mbi gjitha Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të jenë peng të primitivizmit në politikë“, ka deklaruar Shilegov.

Ai theksoi se edhe pse Shkupi dhe Tirana seriozisht janë më të zhvilluara nga shumë qendra evropiane në zbatimin e politikave urbane, tani janë “peng të politikave primitive nga shekulli 19-të”.

„Unë si kryetar i qytetit të Shkupit do të isha shumë më i lumtur nëse në Sofje ishte miratuar vendimi të ndërtohet autostrada Sofje-Shkup, se sa të miratohet vendim që edhe Maqedonia dhe Shqipëria të bllohen në procesin e eurointegrimeve. Por ne do të miratojmë vendim që të ndërtojmë autostradën Shkup-Tiranë” ka theksuar Shilegov në forumin ekonomik të Shkupit.

Marketing