Shilegov i shqetësuar për prishjen e parqeve në kryeqytet

Kreu i komunës së Shkupit, Petre Shilegov përmes disa postimeve të bëra në rrjetet sociale shpreh shqetësimin e tij për prishjen e ambientit të rregulluar dhe parqeve në kryeqytet.

Marketing

Përmes disa fotove të shkrepura në rrjetin social, Shilegov shkruan: ‘Eh të dashurit e mi…”, që aludon në atë se nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si trajtohet parku i qytetit.

Shqetësimi i Shilegovit duhet të merret parasysh nga të gjithë banorët e kryeqytetit pasi që çdo rregullim shtesë e punëve që bëhen në kuadër të komunës së Shkupit paguhet nga buxheti i qytetit që mblidhet nga paratë e qytetarëve dhe kjo nuk guxon të ndodhë pasi që qytetarët duhet të kujdesen për ruajtjen e ambientit dhe çdo gjelbërim është i mirë për shëndetin e njeriut.