Shilegov: LSDM nuk e ka problem Kryeministrin shqiptar, por duhet të vijë me marrëveshje të përbashkët

Anëtari i kryesisë qendrore të LSDM-së, Petre Shilegov, në intervistë për TV21 theksoi se partia e tij nuk e ka problem që kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar, por shtoi se kjo punë duhet të bëhet me marrëveshje të përbashkët, e jo me kushtëzime.

Marketing
“Asnjëherë përkatësia etnike e ndonjë qytetari nuk ka qenë pengesë për kryerjen e çfarëdo funksioni ose të që mos marrë mbështetjen e LSDM-së për kryejen e cilitdo funksion. Ishte shumë e kontestueshme mënyra se si kjo u imponua në fushatë, megjithatë unë më shumë dua ta shoh si pjesë e paraqitjes parazgjedhore të secilës parti politike” tha Shilegov.

Ai shtoi po ashtu se deri sa kemi shqiptar në krye të Kuvendit ose Ministër a Drejtor në funksione serioze me përkatësi etnike që nuk janë maqedonas, atëherë kjo, sipas Shilegovit, nënkupton se nuk ekziston ekskluziviteti që në pozitën e Kryetarit të Qeverisë të jetë vetëm maqedonas.

“Jam i bindur që ky është proces përmes të cilit ne duhet të vijmë përmes marrëveshjes, e jo përmes rrugës së kushtëzimit. Disi kështu ngjante periudha parazgjedhore” tha Shilegov.

https://youtu.be/EaOQeL0YcTg?t=4
Marketing