Shilegov: Me sistemin BRT, Shkupi po i kyçet kryeqendrave të gjelbërta të Evropës

Në kolumnën e tij për ‘Sloboden Peçat’ ‘Me transportin e shpejtë urban, Shkupi shkruan histori të re’ kryetari I qytetit të Shkupit Petre Shilegov ,shpreh keqardhje që opozita refuzoi të merr pjesë në debatin e ekspertëve për sistemin BRT:

Marketing

‘ Më vjen shumë keq që opozita refuzoi të jetë pjesë e së ardhmes së qytetit tonë dhe nuk morri pjesë në debatin e ekspertëve për sistemin BRT.

Në vend që të kyçet në debat dhe të tregojë kujdes për qytetin , opozita vendosi ta sulmojë BRT projektin me argumente joserioze përmes një kumtese paushale.

Sipas Shilegov, vlera projektuese për të dy rutat është rreth 70 milion euro , për furnizim të flotës së re të autobusëve ekologjik, stacione modern të autobusëve dhe dy depo për autobus.

‘Një eko-autobus tani kursen derivate deri 25 mijë euro në vit , në krhasim me harxhimet e dizel autobusëve të vjetër , ndërsa kursimi I fotës së eko-autobusëve do të jetë edhe më e madhe. Për dallim nga flota e vjetër e cila krijon shumë harxhime, humbje dhe gazra të dëmshme, flota e re e eko –autobusëve në mënyrë shtesë do ti zvogëlojë harxhimet e ndërrmarjes JSP-së si dhe ndojts së ambientit jetësorë . ‘Sistemi BRT është projket strategjik i cili do të shfrytëzohet në 100 vitet e ardhshme , ndërsa kushton sa furnizimi I autobusëve dykatëshe të cilët nuk arritën të qëndrojnë as edhe një dekadë’
Sipas Shilegov autobusët do të qarkullojnë në çdo 3 minuta. Ai kritiokon VMRO-DPMNE-në se 30 vjet vetëm se kanë folur për transport të qytetit , por asnjëherë nuk e kanë realizuar.
‘Për dallim nga premtimet e rreme të VMRO-DPMNE-së, qyteti i SHkupit ktët vit po sjell sistemin BRT të transporit të shpejtë dhe I njeti pas 40 vitesh po bëhet realitet për shkupjanët. Me BRT Shkupi tani më po bëhet qytet më i pastër. Shkupi nuk është më ‘kampione në ndotjen e ajrit’ por dale ngadalë po i kyçet kryeqendrave të gjelbërta të Evropës’.

Marketing