SAMSUNG CSC

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petro Shilegov, sot ishte për vizitë pune në NP “Higjiena Komunale” – Shkup. Kryetari i qytetit u informua për aktivitetet e sektorëve dhe shërbimeve administrative, si dhe për proceset e punës në segmentet e mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale, gjendjen e parkut vozitës ne dispozicion si dhe për pajisjet e makinerisë së Ndërmarrjes.

“Në kuadër të takimit të punës, e njoftova kryetarin e qytetit Shilegov për aktivitetet e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, si dhe për problemet ekzistuese më të cilat përballemi gjatë punës tonë në terren. I prezantova rezultatet nga pastrimi i deponive të egra në të gjitha komunat e qytetit, ku gjatë 12-të muajve të kaluar vërejmë rritje tejet të dukshme madje për 716% të mbetjeve të mbledhura, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Njashtu, e njoftova edhe me faktin se gjatë periudhës së kaluar janë vendosur gjithsej 434 kontejnerë me kapacitet 1,1m³ në komunat Gjorqe Petrov, Karposh, Qendër, Çair, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Saraj, si dhe me trendin pozitiv në qendrat për seleksionim të mbetjeve në Karposh dhe Vardarishte, ku në segmente të caktuara ka rritje madje për 159%. Për të njëjtën periudhë, NP “Higjiena Komunale”-Shkup shënon rritje dhe te sasia e mbetjes komunale të mbledhur dhe të transportuar nga amvisëritë në pjesën urbane dhe rurale të qytetit. Është instaluar edhe sistem GPRS për mbikëqyrjen e të gjitha automjeteve speciale komunale” – deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.

Drejtori Abdusamed Shabani shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm konstruktiv me kryetarin e qytetit, Petre Shilegov, në drejtim të arritjes së rezultateve sa më të mira dhe cilësisë më të lartë të shërbimeve dhe aktiviteteve të Ndërmarrjes, që shfrytëzuesit tanë të fundit – Qyteti i Shkupit dhe qytetarët -të jenë sa më të kënaqur.