Shilegov:Do të largohet anija te posta e vjetër

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, nënshkroi aktvendimin me të cilin do të largohet njëra nga dy anijet e ndërtuara në shtratin e lumit Vardar, që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Shilegov tha se pronari i këtij objekti ka afat deri më 10 prill të largojë objektin në fjalë, përndryshe këtë gjë në kurriz të tij financiar do ta bëjnë shërbimet e qytetit të Shkupit.

Marketing

“Qyteti i Shkupit ka udhëhequr me procedura serioze juridike për të përmbushur kushtet për largimin e anijes së parë prej shtratit të lumit Vardar pa iniciuar shpenzime shtesë për ne. Në afat prej 30 ditëve përdoruesi i kësaj anije është i detyruar vetë të largojë anijen në të kundërtën shërbimet e Qytetit në kornizë të tij financiar do të bëjë largimin.”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov.

Shilegov vlerëson se anijet në shtratin e lumit Vardar seriozisht mund të rrezikojnë sigurinë e Qytetit nga vërshimet. Ai njëherit njoftoi se Qyteti i Shkupit ka hequr shtyllat e betonit të rrotës panoramike në shtratin e lumit.

Marketing