Shilgov, Filipçe e Carovska urojnë foshnjën e parë të lindur në 2019

Një minutë pas mesnate, në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup lindi foshnja e parë për vitin 2019.
Quhet Vedran. Është foshnjë mashkull i shëndetshëm dhe peshon 3 kilogram e 90 gram. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa foshnja është fëmija i parë në familjen Angellkovski.

Marketing

“Do të dëshiroja të gjithë të marrin një dhuratë siç mora unë. Ndjehem shumë mirë, falënderoj doktorin dhe personelin mjekësor që u përkujdesën për mua”,- tha nëna e foshnjës, Maja Angellkovska.

Në Klinikën e Gjinekologjisë mbrëmë lindën gjithsej 7 foshnje, ndërsa ekipi kujdestar u përball edhe me raste të komplikuara.

“Ekipi kujdestar kishte punë të vështirë, mbrëmjen e kaluar kishte raste të komplikuara, por nëna Aleksandra Angellkovska lindi djalë të shëndetshëm që peshon 3 kg e 900 gram”,- theksoi drejtori i gjinekologjisë, Igor Samarxhiski.

Urimet për të posalindurin dhe dhurata e para erdhën nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska i dhuruan foshnjës librezë kursimi dhe medaljon të arit.

“Foshjës së vogël i dëshiroj shëndet, fat, sukses në jetë dhe shpresoj se vitin e ardhshëm do të festojmë një vit edhe më të suksesshëm”,- u shpreh kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Nënës Aleksandra i dëshiruam që foshnja të rritet i shëndetshëm, të vaksinohet dhe të na ftojë në ditëlindjen e parë vitin e ardhshëm”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në fillim të Vitit të Ri vizituam foshnjën e parë të cilit i dëshirojmë buzëqeshje fëmijërore, si dhe rritje dhe zhvillim të mirë”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Vitin që lamë pas në Klinikën e Gjinekologjisë në Maqedoni kanë lindur gjithsej 4630 foshnje.

Marketing