Shira të rrëmbyeshëm në rajonin e Strumicës dhe të Berovës

Rajoni i Strumicës dhe rrethinës, si edhe Berova pasdite janë kapluar nga masa ajrore jostabile, e cila shoqërohet me shi të rrëmbyeshëm intensiv, vetëtima dhe paraqitjen e mundshme të breshrit.

Marketing

Masa jostabile me vranësira është duke lëvizur nga jugu në drejtim të Vallandovës, Dojranit dhe Bogdancit, informojë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Që atje theksojnë se mot jostabil është duke mbajtur edhe në më shumë vende në rajonet lindore dhe malore në pjesën jugperëndimore të vendit, si edhe mbi Liqenin e Prespës.