Shirit i verdhë rreth hotelit Meriot? A do të konfiskohet prona e Sasho Mijalkovit?

Prona e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i cili tashmë është akuzuar në disa lëndë dhe i cili këto ditë tentoi të arratisej, as nuk është e ngrirë e as nuk është ngritur procedurë për konfiskim të saj. Përveç paralajmërimeve se anëtarët e familjes së tij do të përgjigjen penalisht për ndihmë të arratisjes së tij, arsyeja e dytë se pse Mijallkovi dje u paraqit është se prona dhe faturat e familjes së tij dhe kompanitë e tyre do të bllokohen. Kryeministri Zaev në konferencën e djeshme për media paralajmëroi shirit të verdhë për hotelin Meriot.

Marketing

“Kishte urdhra serioze që të veprohet me konfiskim të pronës, me bllokim dhe me shirita të verdhë në Meriot, me gjithçka që duhet bërë. Vepruan institucionet dhe nisën që t’i zbatonin vendimet, secili në sferën e kompetencave të tij, Ministrja e drejtësisë në koordinim me institucionet e drejtësisë, Ministrja e punëve të brendshme me policinë, në të gjitha objektet e mundshme dhe me të gjitha ligjet dhe veprimet e lejuara”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Dërguam pyetje deri te kryeministri Zaev, nëse tani pasi që Mijallkov doli në shesh, a mendohet për konfiskimin e pronës së fituar në mënyrë joligjore dhe ngrirjes së llogarive, por nuk morëm përgjigje. Edhe ministri Oliver Spasovski në konferencën për media që e mbajti para paraqitjes së Mijallkov-it porositi se duhet të konfiskohet prona e Mijallkov-it e fituar me krim.

“A duhet të orientohemi, përkatësisht shteti të orientohet që të shohim se cila është prona dhe të kalojmë në hapin e konfiskimit të pronës? – Po, për shkak se prona e fituar në mënyrë kriminale nëse nuk konfiskohet, atëherë nuk kemi gjendje në të cilën do të kemi siguri juridike. D.m.th. ajo që është fituar me krim duhet të sekuestrohet në interes të shtetit dhe në këtë pjesë duhet të veprojnë institucionet”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Pikërisht lënda “Perandoria” është e hapur për prona të fituara në mënyrë joligjore në të cilën përveç 12 personave të tjerë, mes tyre edhe Orce Kamçev, i akuzuar i parë është Sasho Mijallkov. Ish shefit të DSK atëherë iu shqiptua paraburgim, ndërsa më pas në rrethana të çuditshme kjo masë iu zëvendësua me paraburgim shtëpiak me vendim të shefes së atëhershme të PPS, Katica Janeva. Nga këtu doli edhe lënda “Reket”, Janeva përfundoi në burg, ndërsa që atëherë lënda qëndron në sirtarin e prokurorisë.

Marketing