Shkupin e ka kapluar shiu dhe erërat e forta të cilat kanë shkaktuar edhe bllokimin e një korsie rrugore pasi ka rrëzuar pemët e mbjella në disa vende.
Qytetarët janë trishtuar nga era e fortë dhe shiu.

Nga Enti Hidrometeorolgjik kanë theksuar se era e fortë ka mbërritur me shpejtësi deri në 80 km/h.

Moti i keq ka nisur të lëviz nga perëndimi drejt lindjes dhe në pjesën veriore të vendit. Gjatë pasdites gati pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet e shiut.