Shkarkimi i Janevës nga posti i kryeprokurores speciale, sot vendos Këshilli i prokurorëve

Këshilli i prokurorëve publik sot do të mbajë mbledhje në të cilën pritet të fillojë procedura për shkarkimin e Katica Janevës. Për shkak të sekreteve të procedurës hetimore për rastin “Reket”, që edhe më tej vijon, mbledhja e këshillit të prokurorëve do të jetë me dyer të mbyllura.

Marketing

Këshilli do të sigurojë të gjitha dokumentet e nevojshme të lëndës dhe të sjellë vendim se a do të hap procedurë për shkarkimin e Janevës përmes Kuvendit apo do të emërojë ushtrues detyre në postin e kryeprokurorit special. Përzgjedhja e ushtruesit të detyrës do të bëhet nga radhët e Prokurorisë Publike Speciale.