Shkarkohet Bela, akuzohet se “shantazhoi” drejtoreshën e Gjinekologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të martën ka shkarkuar nga pozita e drejtorit ekonomik të Spitalit Gjinekologjik, Valon Belën, raporton PlusInfo.

Marketing

Drejtori ekonomik i gjinekologjisë Bela, në një postim në rrjetin social Faecebook të hënën ka akuzuar kolegen e tij Viktorija Jovanovska, drejtoresh e Gjinekologjës për furnizime të paligjshme publike dhe se ka favorizuar kompani e cila bënë teste laboratorike dhe është kërcnuar se për rastin do ta njoftojë edhe Prokurorin Publike.

Nga ana tjetër, Jovanovska ka paralajmëruar se do të ngre kallzim penal për shpifje dhe fyerje, për çka siç deklaroi ajo, të pavërtetat e plasuara dhe zbuloi se pas këtij rasti qëndron kërkesa e Belës që të anagzhoi në punë njerëz të tij nga Komuna e Çairit, transmeton Koha.mk

“Ai nga unë kërkonte që dy këshilltarëve të tij, të cilët janë të listën e rrogave në Komunë e Çairit, ndërsa në Klinikën Gjinekologjike janë të angazhuar tanimë e 6 muaji me kontratë në vepër, t’ua vazhdojë kontratën, pasi që në të kundërtën do të lëshon “bomba”, ka deklaruar Jovanovska.

Ministri Filipçe, ka paralajmruar edhe një takim për këtë rast, me drejtoreshën e Gjinekologjisë, dhe drejtorin e shkarkuar ekonomik të këtij institucioni.

Marketing