Shkarkohet drejtori i ceremonisë së Lojërave Olimpike,qeshi me Holokaustin

Drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” u shkarkua, një ditë para nisjes së kompeticionit sportiv.

Marketing

Kentar Kobayashi, u shkarkua, pasi sipas disa pamjeve të publikuara në internet, ai shfaqet në vitet 1990, duke bërë shaka me Holokaustin.

Shefja e Olimpiadës, Seiko Hashimoto, tha se videoja ku është shfaqur Kobayashi “përqesh fakte të dhimbshme të historisë”.

“Meqë ceremonia e hapjes është afër, ne kërkojmë falje për shkaktimin e shqetësimit për ata që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike, për qytetarët e Tokios dhe publikun japonez”, tha Hashimoto.

Vetë Kobayashi ka reaguar përmes një deklarate duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij të 23 viteve më parë.“Argëtimi nuk duhet t’i bëjë njerëzit që të mos ndihen rehat. E kuptoj që përzgjedhja jo e duhur e fjalëve në atë kohë ishte e gabuar, dhe për këtë jam penduar”, tha ai.Në videon e 23 viteve më parë, ish-komediani Kobayashi i drejtohet kolegut të tij duke iu referuar disa kukullave prej letre, duke thënë se i përkasin “asaj kohe që ju thatë le të luajmë Holokaustin”.

Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht./

Marketing