Shkarkohet Jovo Vangellovski

Këshilli i gjykatësve në seancën e sotme ka shkarkuar Jovo Vangellovskin nga funksioni kryetar për shkak të punës së tij joprofesionale.

Marketing

Seanca ku ishin parashikuar më shumë pika të rendit të ditës, filloi në ora 10.30 dhe mbaroi në 13.30. Komisioni tre anëtarësh për raportin e Vangelovskit ishte i përbërë nga Lidija Kanaçkoviq, Vlado Bogdanovski, dhe Sasho Gjorgjevski.

Vangellovski ishte ftuar në Prokurorinë e Shkupit nën dyshimin se ka manipuluar sistemin e ndarjes së lëndëve AKMIS si dhe orarin e punës së gjykatësve,por që nuk u hetua nga Porkuroria.

Marketing