Shkatërrimi i gjelbërimit në Çair, Muça: Ta ruajmë, është në dobi të të gjithëve!

Persona të paidentifikuar i kanë shkulur dhe vjedhur fidanët e mbjellë një ditë më parë, duke lënë të shkelur dhe të shkatërruar hapësirën e gjelbër në afërsi të Poliklinikës së Çairit dhe komunës së Çairit, theksoi me keqardhje Ardijan Muça – drejtor i “Parqeve dhe Gjelbërimeve”, i cili aktin e cilëson si vandal.

Marketing

“Nuk kam fjalë të përshkruaj këtë akt vandal të cilin e bënë qytetarët pa marrë parasysh se kush janë ata. Këta drunj janë specifik, të cilët nuk mund të gjenden shumë shpesh në RMV, fatkeqësisht ne kemi punuar në këtë vikend permanent në 8 lokacione të Qytetit të Shkupit, ky vandalizëm, ky akt vandal ka ndodhur vetëm në këtë pjesë, këtu, dhe tani që më informuan para komunës së Çairit”,- u shpreh drejtori i N. P. “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardijan Muça.