Shkatërrohet dhe digjet një pushimore në Vodno

Qyteti i Shkupit njofton se autorë të panjohur këto ditë kanë shkatërruar edhe një pushimore në anën jugore në majën e Vodnos. Gjatë aktit vandal, është rrënuar struktura prej druri dhe më pas e njëjta është thyer dhe djegur.

Marketing

 

“Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t’i ruajnë dhe të tregohen të përgjegjshëm me pajisjet urbane të vendosura në park-malin Vodno dhe në të gjitha hapësirat tjera publike në qytet”-thonë nga Qyteti i Shkupit.

 

 

Marketing