Shkatërrohet një grup i madh për kontrabandimin e emigrantëve, 21 të dyshuar

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër 21 personave për kontrabandim emigrantësh. Mes tyre edhe ndaj një polici i cili e ka ndihmuar grupin kriminel për tu shpëtuar kontrolleve të policisë. 11 anëtarë të grupit tashmë janë në paraburgim. Policia tha se ky grup ka qenë i organizuar mirë, ka patur kierarki. Prej kufirit greko-maqesonas, trafikantët i kanë marrë emigrantët dhe pastaj i kanë dërguar me makina në rajonin e Kumanovës, respektivisht Likovës, për tu afruar në kufirin me Serbinë, që është pika e fundit e emigrantëve në Maqedoni.

Marketing

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë për luftimin e krimit dhe korrupsionit, e ka ndjekur këtë grup nga muaji maj i vitit të kaluar, derisa ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme për një aksion policor dhe arrestimin e tyre. Ministria e punëve të brendshme “Emigrantët ilegal janë transportuar deri tek rajoni i Likovës, respektivisht Kumanovës. I kanë dërguar deri në fshatrat Vaksincë dhe Llojan ku kanë qendruar përkohësisht, dhe pastaj janë transferuar në territorin serb. Grupi kriminel ka shfrytëzuar ndihmën e më shumë personave gjatë kontrabandimit. Njëri prej pjesëtarëve të grupit, ka patur takime me një polic, i cili i ka dhënë informacione se ku ka patrulla policore, ku ka kontrolle e ku ka prita të vendosura.

Por polici i ka dhënë informacione edhe nëse ky grup kriminel është pjesë e hetimeve të policisë, dhe e ka mësuar se ti mbulojnë gjurmët” Akuza që u rëndon këtyre personave është “Organizmi i grupit dhe nxitja për të bërë tregëti me njerëz, fëmijë dhe emigrantë”, “Kontrabandim me emigrantë” dhe për policin “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” Shumica e emigrantëve të kontrabanduar janë nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Bangladeshi dhe shteteve të tjera të Lindjes.

Marketing