Gjatë natës së kaluar MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 104 shkelje të orës policore, me çrrastë janë arrestuar 76 persona, ndërsa për të tjerët do të ngritët procedure adekuate.

Ndërkohë në gjithë territorin e shtetit sipas të dhënave të policisë, 29 personave iu është dhënë vendim për izolim, derisa 13 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që janë në izolim dhe vetizolim, me çrrastë është evidentuar se vetëm një person nuk ka respektuar këtë masë dhe ndje tij do të ndritët procedurë.

Sipas raportit të MPB-së në territorin e gjithë shtetit 82 persona nuk kanë mbajtur maskat mbrojtëse, ndërsa 23 persona janë dërguar në karantinë shtetërorë.