Shkelja e të drejtave të fëmijëve, 113 raste të regjistruara, më së shumti për varfërinë te fëmijët

Shkelja e të drejtave të fëmijëve , 113 raste të regjistruara, më së shumti për varfërinë te fëmijët

Marketing

Asnjë fëmijë nuk është paraqitur në mënyrë të drejtpërdrejtë në Linjën SOS të Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”.

Në shumicën e rasteve, shkeljen e të drejtave të tyre e kanë denoncuar të rriturit. Sipas kryetarit të Ambasadës Dragi Zmijanac, kjo ndodh për shkak se nuk kanë besim në institucionet që duhet ta zgjidhin problemin me të cilin ballafaqohen.

“Kanë mundësi të kontaktojnë me ne, kanë mundësi të paraqiten në numrin tonë, në rrjetet sociale, të vijnë te ne dhe të realizojnë kontakt personal. Por, ende nuk kanë besim. Sado që të tentojmë t’i inkurajojmë që t’i denoncojnë rastet, fëmijët ende nuk e kanë sigurinë e duhur. Në disa raste, na sugjerojnë që ta denoncojmë informatorin, duke e ruajtur anonimitetin”, pohoi Dragi Zmijanac.

Në krahasim me vitin 2018 kur kishte 107 denoncime, në vitin e kaluar kishte 113 raste të denoncuara për shkelje të të drejtave të fëmijëve. Institucionet u përgjigjen denoncimeve, por megjithatë shumë pak raste janë zgjidhur.

“Kemi bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente, më së shpeshti me Avokatin e Popullit, por edhe me Qendrat për Punë Sociale. Paraqitemi edhe nëpër shkolla. Nuk është përqindja e lartë ku kemi pasur efikasitet në zgjidhjen e rasteve”, deklaroi Jordanka Trajkovska.
Ana Çuçkova, përgjegjëse për linjën telefonike SOS, kërkoi nga institucionet të ofrojnë linjë celulari dhe fiks falas, e cila do të mundësonte punë të qëndrueshme të ekipit profesionist që merret me këtë linjë.

“Të vendoset edhe linjë ndërkombëtare SOS, ku edhe fëmijët nga shtete të tjera do të mund të telefonojnë dhe të hyjnë në kontakt. Do të kishin dashur të përfshihen edhe fëmijët që kanë probleme personale, e jo vetëm fëmijët që duhet t’i lidhim me institucione të caktuara”, tha Ana Çuçkova.

Më shumë denoncime nga ana e prindërve ka pasur kur Qeveria solli vendim për vaksinim të detyrueshëm me MRP, ku shumë prindër nuk mundësish t’i dërgonin fëmijët e tyre në çerdhe dhe shkolla për shkak se nuk ishin vaksinuar.