Shkeljet kushtojnë jetë!

Shpërfillja e rregullave të komunikacionit kontribuon në rritjen e aksidenteve të komunikacionit. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion, në fushatën e fundit, thekson se përderisa qytetarët i shkelin rregullat e komunikacionit, numri i viktimave dhe të lënduarve do të pësoj rritje. Anketat e KRSK-së, tregojnë se rreth 50 për qind e shoferëve, jo çdoherë i respektojnë shenjat e komunikacionit, gjegjësisht sinjalizimin e rrugor. Ndër arsyet kryesore të shkaktimit të incidenteve pa dyshim është shpejtësia e madhe. Nga atje kujtojnë se gjobat për mos respektimin e shpejtësisë lëvizin nga 100 deri në 400 euro, shkruan gazeta KOHA.
“Shpejtësia është një faktor i rëndësishëm dhe kritik për gati të gjitha aksidente. Lirisht mund të thuhet se pikërisht nga shpejtësia varet se do të shkaktohet, apo jo një aksident i caktuar në komunikacionin rrugor dhe cilat do të jenë pasojat e këtij aksidenti”, thonë nga KRSK-ja.

Marketing

Fushata veror e KRSK-së për ngritjen e vetëdijes te shoferet dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion gjithsesi përfshin edhe apelet për mos shfrytëzimin e alkoolit gjatë kohës kur drejtohet automjeti. Çdo shofer sipas tyre duhet të di se alkooli i zvogëlon aftësinë e psikomotorike te shoferët dhe e zvogëlon mundësinë që shoferi të veproj shpejtë në raste të paparashikuara.

“Patentë shoferi dhe drejtimi i një automjet është përgjegjësi e dhënë nga familja dhe shoqëri. Çdo person i përgjegjshëm , çdo shofer i vetëdijshëm duhet të di se nën ndikimin e alkoolit nuk duk të ndez veturën. Shofer e dehur janë rrezik edhe për sigurinë në komunikacion. Krahas faktit se ato nuk janë të aftë për të gjykuar dhe vepruar drejtë, shoferët e dehur janë të prire për të vozitur shpejtë, për të tejkaluar parregullt. Në ketë gjendje ato e rrezikojnë jetën e tyre, por edhe jetën e shëndetit e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thonë nga KRSK-ja.

Statistikat e fundit të sektorit civil tregojnë se vetëm për gjashtë muajt e parë në Maqedoninë e Veriut si rezultat i aksidenteve në rrugor kanë nderuar jetë 70 persona.

Fatkeqësisht aksidenti më i rëndë u regjistrua në shkurt të këtij vitit në autostradën Shkup-Tetovë, kur autobusi i Kompanisë “Durmo Turs”, humbi kontrolli dhe u aksidentua afër fshatit Llaskarcë. Nga kjo fatkeqësi e cila sipas analizave të deritanishme është bërë si shkak i shpejtësisë së madhe humbën jetë 16 persona dhe mbi 30 tjerë u lënduar. Ndryshe, autostrada Shkup-Tetovë, llogaritet ndër pikat më kritike në vendin tonë sa i përket ndodhjes së aksidenteve. (koha.mk)

Marketing