Shkeljet zgjedhore | Partia Demokratike depoziton 50 kallëzime në prokurori

Partia Demokratike ka ngritur grup pune për dokumentimin e shkeljeve zgjedhore para, gjatë dhe ditën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Dosja që po përgatitet po pasurohet me prova të shumta, të cilat sipas PD do të faktojnë pretendimet se në zgjedhjet e 25 prillit, PS, ka kryer shkelje që kanë çuar në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.

Vetëm në Prokurorinë Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila ka përgjegjësinë ligjore të hetoje krimin zgjedhor, PD ka depozituar 50 kallëzime për funksionarë të ndryshëm.

Marketing

Ndërkohë që qindra kallëzime janë bërë edhe në prokuroritë e rretheve.

PD ka kërkuar nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve vënien në dispozicion të të dhënave teknologjike, pasi ka dyshime se ka pasur parregullsi të shumta gjatë procesit zgjedhor.

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje pritet t’i ndihmojë demokratët të identifikojnë më lehtë manipulimet dhe tjetërsimin e votave e pretenduar prej tyre.

Në varësi të shkeljeve të bëra, selia blu do të kërkojë ndryshim të mandateve apo pavlefshmëri të atyre zonave ku do të vërtetohen manipulimet.

Paralelisht PD do të paraqesë dosjen e shkeljeve zgjedhore edhe para faktorit ndërkombëtare dhe OSBE/ODHIRIT për të faktuar pretendimet e tyre pre deformim te vullnetit te zgjedhësve.

Marketing