Shkëmbim i përvojave nga implementimi i marrëveshjeve bilaterale për sigurim social mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Më 9-10 korrik 2019, në hapësirat e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut realizohet takim pune ndërmjet Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Departamentit të pensioneve – Ministria e punës dhe mirëqenies sociale të Republikës së Kosovës.

Në takim do të diskutohet lidhur me implementimin e marrëveshjeve bilaterale për sigurim social, realizimi i të drejtave pensionale dhe invalidore dhe kompetencat e institucioneve ndërlidhëse.

Gjithashtu do të shkëmbehen përvojat lidhur me mënyrën e pagesës së pensioneve/benefiteve në bazë të marrëveshjeve për sigurim social jashtë vendit, shkëmbimi i të dhënave dhe diskutim lidhur me çështje tjera të rëndësishme që janë të përfshira me marrëveshjet bilaterale.