Shkëmbimi Dybala – Pogba? Capello: Unë nuk do ta bëja

Fabio Capello ishte i ftuari kryesor i Sky Sport gjatë sfidave në Ligën e Kampioneve, diskutimet dhe analizat e ndeshjeve ishin kryefjala kryesore në emision.

Marketing

Gjithashtu në studio nuk mbeti pa u diskutuar as situata në kampionatin italian, veçanërisht mbi shkëmbimin e bujshëm që trajneri i ri i Juventus,Pirlo kërkon të bëjë.

“Në shkëmbimin Dybala-Pogba unë do të mbaja gjithmonë Dybalan. Paul Pogba nuk është një lojtar që mundet ta udhëheqë ekipin, thjeshtë kërkon të bëjë një përshtypje të mirë kur të tjerët udhëheqin,”.

Ndrësa për Seria A ai u shpreh se vitin tjetër do të diskutohet mes Juventus dhe Inter-it.

“Unë them që Interi do të jetë kundërshtari i vërtetë i Juventusit për luftën për titull”.

Fabio Capello pyetjes nëse ai do të ishte një trajner i mundshëm i Romës u përgjigj shkurt, “Jo në asnjë mënyrë”.

Marketing