“Shkëmbimi Icardi-Dybala? Do të shohim çfarë do të ndodhë”

Marotta ka mohuar tani për tani mundësinë e shkëmbimit Icardi-Dybala, por deri në fund të afatit kalimtar të verës gjithçka mund të ndodhë.

Marketing

Mauro Icardi i ka ditët e numëruara te Interi. Këtë e kanë konfirmuar Giuseppe Marotta dhe trajneri i ri, Antonio Conte.

Ka kohë që flitet për një shkëmbim të mundshëm mes të Mauro Icardit dhe Paulo Dybalas së Juventusit, por tani për tani Marotta ka hedhur poshtë çdo mundësi.

“Tani është thjesht një utopi, që të mendojmë se mund të realizohet kjo. E njoh Dybalan dhe vlerat e tij, ai është një lojtar i madh. Për të përcaktuar këtë shkëmbim duket thjesht një utopi. Në merkato gjithçka është e hapur, jemi në merkato dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Marotta.

Po ashtu, ai sqaroi se Conte nuk ka pasur ndikim fare në nxjerrjen e Icardit në merkato.

“Conte kërkoi largimin e Icardit? Absolutisht jo. Conte ishte profili më i mirë që i përshtatej nevojave tona”.

Përveç Icardit, Marotta dhe Antonio Conte kanë konfirmuar largimin edhe të mesfushorit, Radja Nainggolan.

Marketing