Shkencëtarja e dënuar me burg jep dëshminë tronditëse për koronavirusin, korrupsionin e kompanive farmaceutike dhe

Dr.Judy Mikovits është quajtur një nga shkencëtarët më të mira të gjeneratës. Një studim i saj në vitet 90 revolucionoi trajtimin e HIV-it dhe e ktheu në “sëmundjen kronike” që është sot. Në kulmin e karrierës publikoi një artikull shumë të diskutuar në revistën “Science”. Ajo tregoi se përdorimi i qelizave të kafshëve dhe njeriut në studimet laboratorike, po përdorej për të shpërndarë epidemi dhe sëmundje kronike. Pasi zbuloi sekretet e kompanive farmaceutike, këto të fundit i shpallën ”luftë”. I shkatërruan emrin, karrierën dhe jetën personale.

Marketing

Tani që bota po përballet me një pandemi ajo ka vendosur të flasë. Judy Mikovits thotë se atë e arrestuan pa akuza të vërteta autoritetet më të larta të shtetit amerikan. I vendosën një dënim që nëse do të fliste për një periudhë 5-vjeçare në publik do të burgosej. Pra ju hoq e drejta e fjalës. Ajo nuk pati mundësi as që të mbronte veten në gjyq dhe thjesht u dënua.

Tani me librin e ri: “Murtaja e korrupsionit, të kthejmë besimin në shkencë“, doktoresha denoncon emra të rëndësishëm të fushës së shëndetësisë në botë.  Dr.Anthony Fauci, njeriu që është në krye të task-forcës së Covid-19 në SHBA, sipas Judy-t ka qenë i përfshirë në korrupsion. Ai dhe organizata e tij kanë paguar shuma marramendëse tek ata që kanë investiguar aktivitetin e laboratorëve dhe kompanive farmaceutike. Tani që e gjithë bota po dëgjon këshillat e tij për koronavirusin, shkencëtarja thotë se është e gjitha propagandë. E njejta që është përdorur nga ai dhe të tjerë për të vrarë miliona njerëz që nga viti 1994.

Historia e saj nis pikërisht kur virusi HIV izolohet në Francë. Ajo bën një studim nisur nga kjo dhe një publikim shkencor. Ky i fundit mund të çonte në trajtimin e sëmundjes ndryshe nga ç’ishte bërë deri atëherë. Mund të shpëtoheshin shumë jetë njerëzish. Toni Fauci ja merr gati me dhunë këtë studim dhe e vonon disa muaj publikimin. Ja jep bashkëpunëtorit të tij, sikur ai ka gjetur mënyrën për të kuruar HIV-in dhe përfshin disa patenta mjekimesh.

Kjo vonëse disa mujore, i ka kushtuar jetën shumë personave në atë kohë. Kontinenti afrikan humbi një gjeneratë të tërë njerëzish nga ky virus, të cilët mund të kishin jetuar nëse ky zbulim do të ishte publikuar menjëherë. Nuk duhet të mbahej derisa të gjehej një mënyrë që të nxirrnin para.

Doktoresha po ashtu thotë se ka konflikt interesi, kur personat që punojnë për qeverinë, që japin këshilla shëndeti për gjithë globin, të zotërojnë një patentë kure apo ilaçi. Kjo gjë, sado e ligjshme, është e gabuar dhe ka shkatërruar shkencën. Po ashtu ajo del kundra personazheve si Bill Gates, një person jo i mjekësisë, i cili jep këshilla për shëndetin publik dhe shtyn përdorimin e vaksinave.

Pikërisht këto persona që bëjnë thirrje për vaksinimin global, që mund të përfitojnë qindra miliarda dollarë nëse kjo ndodh, sipas Mikovits, shkaktojnë vdekjen e miliona njerëzve. Gjithmonë sipas saj, kjo ndodh pasi asnjë prej vaksinave të prodhuara tani, nuk kuron asnjë virus ARN-je. Thjesht nuk funksionojnë.

Këtë e thotë dikush që nuk është kundër vaksinave, madje puna e saj është të prodhojë terapi imunizimi. Për koronavirusin ajo thotë se është e qartë që është një virus i manipuluar në laborator. Në laboratorët ku janë marrë kafshët dhe virusi është studiuar. Nga aty më pas është shpërndarë, me ose pa dashje. Por koronavirusi në këtë formë nuk mund të jetë natyral. Për të kaluar nga lakuriqi i natës tek njeriu në një market kafshësh, do të ndodhte ai që quhet evolucion viroz i përshpejtuar. Diçka që në mënyrë natyrale do 800 vite të realizohet.

Ka prova që Anthony Fauci ka pasur lidhje me universitetin e Dakotas së Veriut në SHBA, i cili ka dhuruar fonde në laboratorët e Wuhan në të shkuarën. Shkencëtarja po ashtu konfirmon dëshmitë e shumë doktorëve. Këta të fundit tregojnë se po listohen si të vdekur nga Covid-19, edhe personat e moshuar që kanë sëmundjen e pneumonisë por nuk janë testuar. Kjo rritje artificiale e numrit të viktimave sipas saj bëhet gjë të shtohet frika në publik. Faktin që të gjithë pacientët me Covid-19, kur kanë ndërruar jetë janë regjistruar si viktima të virusit ajo i përgjigjet: “Nuk vdes me një infeksion, vdes nga një infeksion.” Pra ata mund të mos kenë qenë fare viktima të koronavirusit.

Anthony Fauci thuhet në intervistë se ka bërë thirrje publike se ilaçi anti-malarie, i cilësuar nga doktorët në 30 vende të botës si më i efektshmi ndaj Covid-19, nuk është i duhuri. Ka mbajtur larg njerëzve një mjekim që është në listën e ilaçeve më të rekomanduar të botës në 70 vitet e fundit.

Është e drejtë të thuhet sipas Judy Mikovits se çdo mjekim natyror ose jo, që ka qenë në qarkullim për shumë vite dhe mund të kuronte realisht njerëzit, është hequr nga përdorimi sepse ai nuk mund të patentohet nga kompanitë apo autoritet dhe nuk mund të përfitojnë para. E njejta gjë që po ndodh me Covid-19. Sa më shumë njerëz të infektohen aq më shumë shtyhet drejt vaksinës.

Por çfarë bën vaksina e Covid-19 në këtë rast? Një “vaksinë infleunze” e quajtur ndryshe. Rrit me 36% shansin që njerëzit të preken në të ardhmen nga një koronavirus tjetër, virus që gjendet në çdo kafshë. Jo vetëm kaq. Duke u karantinuar, duke veshur maska dhe doreza gjatë gjithë kohës, sistemi imunitar i njeriut dobësohet, thuhet në video.

Pra flora bakteriale, që forcon sistemin imunitar të njeriut që përballet çdo ditë me viruse apo baktere të reja, zvogëlohet, çka na bën më të prekshëm nga sëmundjet. Kur njerëzit të dalin nga karantina do të ketë një sasi të lartë sëmundjesh që do të shpërndahen me shpejtësi thuhet nga doktorët. Këto sëmundje do të përfitojnë nga sistemi i dobët imunitar që tashmë kemi. Pra në botë po bëhet e kundërta e asaj që duhet të bëhet për imunizimin e popullatës, një çmenduri e vërtetë.

Propaganda e këtij virusi po bën njerëzit që të kthehen kundër njëri-tjetrit nga informacioni që marrin thotë Mikovits. Të vetmit që mund të thonë të vërtetën janë doktorët dhe shkencëtarët.

Marketing