Shkencëtarja ndihmon në “fuqizimin” e motorit të parë kombëtar të helikopterit të Turqisë

Një shkencëtare në një nga institucionet kryesore shkencore të Turqisë thotë se ajo është krenare që ka marrë pjesë në prodhimin e fletëve të turbinës që përdoren në motorin e parë kombëtar të helikopterit të vendit.

Marketing

Asoc. Dr. Havva Kazdal Zeytin ka kryer studime në Qendrën Kërkimore Marmara (MAM) të Këshillit të Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TÜBİTAK) për 30 vjet.

Duke punuar në sektorin privat si inxhiniere për katër vjet pas arsimit të saj pasuniversitar, Zeytin filloi karrierën e saj në TÜBİTAK-MAM në vitin 1991 për shkak të pasionit të saj të fortë për kërkimin shkencor.

Duke nxjerrë përfitime të rëndësishme për industrinë turke me studimet e saj, Zeytin kohët e fundit luajti një rol të rëndësishëm në prodhimin e teheve të turbinave një kristalore, të cilat janë ndër teknologjitë më kritike, në bashkëpunim me TUBITAK dhe Tusas Engine Industries.

“Unë fillova të punoj në fabrikën e pistonit të aluminit me 150 të punësuar”

Zeytin tha për Anadolu Agency (AA) se ajo kishte lindur në fshatin Muradiye në Rize në rajonin e Detit të Zi dhe jetoi atje deri në mbarimin e shkollës fillore.

Duke vënë në dukje se babai i saj e çoi familjen në Stamboll, ku ai filloi një biznes, ajo tha: “Unë u largova nga Rize në vitin 1973. Kur largoheni nga Shkolla Fillore Muradiye dhe filloni studimet në Nisantasi të Stambollit, ju ndiheni si peshku pa ujë. Bisedat nuk ishin të lehta; unë flisja me një theks të veçantë të rajonit të Detit të Zi. Fillimisht isha e diskriminuar në klasë në shkollën e mesme, por u mësova së shpejti”.

Zeytin tha se ajo u diplomua në Departamentin e Inxhinierisë Metalurgjike në Universitetin Teknik të Stambollit dhe punoi në sektorin privat pasi përfundoi masterin në të njëjtin universitet.

“Si inxhiniere femër 24-vjeçare, fillova të punoja në një fabrikë pistoni alumini me 150 punëtorë. Kam punuar në shkritore për rreth dy vite e gjysmë. Isha e vetmja inxhiniere femër. Ai vend më mësoi shumë”, tha ajo.

Dëshira e fortë për të bërë kërkime

Zeytin tha se ajo punoi në një nga fabrikat më të mëdha të aluminit në Turqi për një vit e gjysmë.

“Kam punuar në planifikimin e prodhimit, por nuk më dukej e mjaftueshme. Dëshira për të bërë kërkime ishte shumë e fortë. Aplikova për punë në Institutin e Materialeve të TUBITAK-MAM, kurse në vitin 1991 fillova të punoja në institut”, tha ajo.

Duke treguar se ajo ka qenë e përfshirë në shumë projekte në Institutin e Materialeve TÜBİTAK-MAM për 30 vjet, Zeytin vazhdoi:

“Kam punuar në një larmi të madhe të projekteve, por projekti ynë më i madh ishte në lidhje me çelikun automobilistik me mbështetje nga Ministria e Zhvillimit në vitin 2005. Filluam të punojmë në çelik me këtë projekt. Kemi kryer punë të mahnitshme, duke bërë çelik të lehtë me rezistencë të lartë. Veçanërisht është e rëndësishme për industrinë e automobilave. Pati një projekt mbi fletët e turbinave me avull; ata donin që unë të punoja në atë projekt me një kompani farkëtimi. Njerëzit thonin, ‘Askush nuk mund ta bëjë këtë në Turqi’. Ne e morëm projektin në vitin 2012 dhe dorëzuam fletët e para të turbinës me avull në vitin 2013”.

“Prototipi i teheve të turbinës së motorit të avionëve

Duke deklaruar se kur filluan projektet kombëtare në lidhje me aviacionin, Nënsekretariati i Industrisë së Mbrojtjes filloi projektin e Grupit Kërkimor të Teknologjive të Mbrojtjes dhe Sigurisë përmes TUBITAK-ut, Zeytin tha: “Filluam të punojmë në projekt, por infrastruktura e jonë shkrirëse ishte e pamjaftueshme. Dorëzuam një raport të fizibilitetit dhe kërkuam një buxhet”.

“Granti ynë i parë erdhi nga TUBİTAK-MAM në vitin 2013”, theksoi ajo. “Pas marrjes së këtij buxheti, porositëm furrën tonë të induksionit të vakumit në shkritoren tonë. Me këtë pajisje ne prodhuam prototipin e fletëve të turbinave të aeroplanit si një kristalësh. TEI u caktua të zhvillonte një motor turboshaft kurse TÜBİTAK-MAM për të zhvilluar tehet e turbinave të atij motori. Ne morëm pjesë në projekt me një konsorcium. Unë u caktova si shefi i ekipit kritik të materialeve të metalizimit. Unë isha përgjegjëse për hartimin e projekteve, planifikimin e kërkimit dhe zhvillimit, përzgjedhjen dhe blerjen e pajisjeve, përgatitjen e kontratave teknike, trajnimin dhe themelimin e ekipit”.

Zeytin shtoi se projektin e filluan me 10 persona, pastaj e shtrinë grupin në 30 persona.

“Shkenca është një fushë e favorshme për gratë”

Duke folur për rolin e grave në botë, Zeytin tha: “Si grua, nuk është e lehtë të punosh në industri të rëndë si metalurgjia, por mund ta arrish këtë. Është thelbësore të besosh në arritjen e saj”.

“Ka shumë gra që administrojnë jetën e tyre vetë, të cilave nuk u është dhënë asnjë mundësi. Unë mendoj se vendi ynë do të zhvillohet shumë më shpejt nëse këto gra marrin pjesë në jetën e biznesit”, shtoi ajo, duke theksuar se gratë turke janë të zgjuara dhe punëtore.

Duke deklaruar se shkenca është një fushë e favorshme për gratë, ajo vazhdoi: “Intuitat tona janë të fuqishme. Ne mund të shikojmë nga këndvështrime shumë të ndryshme, dhe kështu duhet të jenë hulumtimet. Parashikimi dhe inteligjenca emocionale duhet të jenë shumë të larta. Kështu që unë besoj se gratë do të jenë shumë të suksesshme në fushën e shkencës, megjithëse kërkon punë vetëmohuese”.

Marketing