Shkëndija është super, fiton në Estoni dhe prek kualifikimin

Shkëndija e Tetovës përmbush të gjitha pritshmëritë dhe hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit në turin e dytë të Champions League. Kampionët e Maqedonisë së Veriut bënë detyrën ndaj kampionëve të Estonisë Nomme Kalju, në sfidën e parë në transfertë të cilën e fituan me rezultatin minimal 0-1.

Marketing

Një ndeshje e dominuar nga skuadra shqiptare, por formacioni i Qatip Osmanit gaboi shumë përpara porte madje në minutat e fundit të pjesës së parë u ndal edhe nga traversa. Golin e vetëm për Shkëndijën e shënoi Agim Ibraimi në minutën e 80-të me penallti. Edhe pasi gjeti rrjetën, Shkëndija nuk i ndali sulmet në drejtim të portës së Nomme Kalju por nuk kishte saktësinë e duhur në finalizim për të vulosur çështjen e kualifikimit.

Gjithsesi me paraqitjen e shkëlqyer që bëri në Estoni dhe me fitoren minimale që mori skuadra tetovare, është me njërën këmbë në fazën tjetër të Championsit.

Marketing