Shkëndija fiton me përmbysje ndaj Bellasicës

Me ndeshjen Shkëndija – Bellasica e cila në program ishte sot pasdite është mbyllur java e tretë e LPFM-së. Futbollistët e Shkëndijës, kanë bërë mrekullinë përballë Bellasicës në stadiumin e qytetit në Tetevovë .

Marketing

Të besuarit e Qatip Osmanit mposhtën me rezultat 4:1 skuadrën nga Strumica, Edhe pse pritej një fitore e lehtë për Shkëndijën, nuk ka qenë e tillë, kjo pasi “kuqezinjëve” iu desh të përmbysnin rezultatin pas golit të Vuslanjin për lindorët në minutën e 19-t.

Goli i barazimit do të vinte në minutën e 35-të me golin e shënuar nga Emini, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë do të përmbysej edhe rezultati me golin e shënuar nga braziliani Zhunior. Tetovarët pas kthimit nga pushimi shënuan edhe dy gola të tjerë.

Me këtë triumf tetovarët e Shkëndijës, dolën në vendin e katër, me po 5 pikë, vetëm 4 pikë larg kryesuesve të Akademia Pandev, ndërsa Bellasica në vendin e dhjetë me zero pikë.

Marketing