Shkëndija fiton, Shkupi ngec, titulli po ju buzëqesh “kuqezinjëve” nga Tetova

Fitore për Shkëndijën, disfatë për FC Shkupin në ndeshjet e javës së 25-të në elitën e futbollit vendor. Kësisoj skuadra tetovare tashmë ka 10 pikë më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë, duke trasuar rrugën drejt titullit kampion, njofton “infOSport.mk”.

Marketing

Shkëndija në Tetovë mundi Sileksin me rezultatin 2:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat, Renova mundi FC Shkupin në kompleksin sportiv pranë FFM-së, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës nga Çairi, që mund të përshëndetet që tani me titullin kampion.

Fitore edhe për Struga Trim Lum, që në asnjë mënyrë nuk e diskutoi fitoren ndaj Bellasicës, skuadër kjo që si duket është dorëzuar që tani dhe vitin tjetër do të luaj në Ligën e Dytë.

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua në arenën “Todor Proeski” në Shkup. Rabotniçki shënoi fitore 2:1 përballë Borecit, me 3 golat që u shënuan në 7 minutat e fundit të takimit. Ishin fillimisht mysafirët që realizuan me anë të Murat Adilit, ndërkohë Rabotniçki deri tek përmbysja erdhi falë “dopietës” së realizuar nga Fahrudin Gjurgjeviç.

Ndërkohë njeriu i ndeshje në derbin mes njohësve të vjetër, Pelisterit dhe Vardarit, doli të jetë Borçe Manevski, i cili i realizoi që të dy golat në fitoren 2:0 të skuadrës nga Manastiri.

Kujtojmë dje, Akademia Pandevi në Shkup mundi Makedonija GJ.P me rezultatin 2:1. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 25
SHKËNDIJA 2:1 SILEKSI
FC SHKUPI 1:2 RENOVA
STRUGA TRIM LUM 3:1 BELLASICA
PELISTERI 2:0 VARDARI
RABOTNIÇKI 2:1 BORECI
MAKEDONIJA GJP 1:2 AK.PANDEV
Marketing