Shkëndija fundos Renovën, FC Shkupi mund Rabotniçkin

Me përballjet e javës së 18-të u mbyll sezoni vjeshtor në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e javës, Shkëndija me 3-0 mundi Renovën në Tetovë, për të rikonfirmuar titullin e kampionit vjeshtor.

Marketing

3 pikët e për kuqezinjët i siguruan Nafiu, Bojku dhe Imeri. Ndërkohë nuk kishte asnjë gol në përballjen mes Akademia Pandev dhe Vardarit, që mban pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit.

Në derbin lokal, FC Shkupi në transfertë mundi Rabotniçkin me 2-0 , falë golave nga Bilalli dhe Veliu. Fitore në transfertë siguroi edhe Makedonija Gjorçe Petrov që mundi Pobedën me 3-0. Në Kratovë, Sileksi me 1-0 mundi skuadrën e Bellasicës.

Marketing