Shkëndija kampione, flet Lorik CANA: Projekt fitues, identiteti ynë po njihet edhe për sportin

Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë për televizionin Klan Maqedonia, është shprehur se fakti që Shkëndija fitoi titullin, do të thotë se është një projekt fitues dhe identiteti ynë po njihet edhe për sportin.
Cana thekson se duhet investuar në moshën e rinisë, por në të njëjtën kohë edhe duhen ndihmuar nga të tjerët.
Shkëndija shpallet kampion për herë të tretë. çdo të thotë për futbollin shqiptar?

Marketing

Do të thotë patjetër shumë në një moment kur sporti te ne ka filluar të konsolidohet. Është vetëm në fillime sepse kemi qenë gjithmonë në kuadër të realitetit jugosllav, qoftë në Kosovë e Maqedoni. Kemi pasur vështirësi të dalim edhe për cilësitë tona. Kemi qenë në konfederatë që ka pasur elitën e futbollit. Tani kemi fatin që e kemi ne në dorë. Dhe shkëndija ka mbajtur frymëzimin e identitetit. Dhe me projektin për të qenë fitues. Dhe identiteti ynë të njihet edhe për sportin. Në gjithë realitetin tonë dsa I përket futbollit kemi shumë gjëra për të bërë. Por çka po bën Shkëndija në Maqedoninë e Veriut është dëshirë e madhe, por duhet të jetë edhe afatgjatë.

Cana ju jeni emër autoritativ. A do të donit një miniligë?
Besoj është e realizueshme në një kuadër të një lige dhe produkti dhe sigurisht ka shumë interes me vendet që qytretet tona të ballafaqohen me njëri-tjetrin. Ne vuajmë për produktin. Produkti duhet stadium, njereëz që vijnë dhe kështu bëhet interesant. Dhe patjetër mund të jetë interesante. Për momentin secila ka detyrën e vet.

Cila është porosia e Lorik Canës për adhuruesit e futbollit?
Gjëja më e rëndësishme është të investohemi në rini dhe të ardhme dhe duhet të fitojmë, por duhet ndihma e të gjithëve, sepse duke ecur me vite që kemi ndërtuar dicka dhe kemi arritur në një realitet tjetër dhe kjo ka nevojë për të gjithë, jo vetëm për klubin e Shkëndisë. Vlerat e sportit të jenë të rëndësishme në një komunitet.

Marketing