Shkëndija këtë javë ka shënuar fitoren më të lartë

Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 15-të, të elitës së futbollit vendor. Në këto ndeshje kanë dominuar skuadrat vendase të cilat triumfuan në tri nga pesë ndeshjet e kësaj jave. Nderin e skuadrave mysafire e mbrojti Rabotniçki.

Marketing

Kampioni aktual Shkëndija në këtë javë e ka shënuar fitoren më të lartë. Këta me 5:0 në terren vendas e mundën Sileksin. Në dy derbit e kryeqendrës skuadrat mysafire Shkupi dhe Rabotniçki, arritën të fitojnë 4 nga 6 pikët e mundshme.

Shkupi deri në minutën e 87 kishte një epërsi minimale prej 2:1, ndërsa Rabotniçki me fitoren 1:0 ndaj Vardarit për tri pozita u ngjitën në renditje. Skuadra e Renovës me një futbollist më pak në fushë nuk arriti të merr pikë në Strumicë, ku pësoi disfatë me 2:1, ndërsa Akademia Pandev me rezultatin 2:1. e mundi Pobedën.

Vardari – Rabotniçki 0:1

Makedonija Gj.P – Shkupi 2:2

Shkëndija – Sileksi 5:0

Bellasica – Renova 3:1

Ak.Pandev – Pobeda 2:1

Pas 15 xhirove, skuadra e Shkëndijës ka 6 pikë më shumë se Vardari, ndërsa pas kësaj jave skuadra e Sileksit me 14 pikë e mban pozitën e fundit.

Marketing