Shkëndija mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Shkëndijës kishte fat në hedhjen e shortit për raundin e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, pasi që do të takohet me skuadrën “Home Kalju” nga Estonia.

Marketing

Skuadra tetovare shihet si favorit në këtë përballje dhe në takimin e parë, më 9 ose 10 korrik do të jetë mysafire e skuadrës estoneze.

Ndërkohë shorti ishte tejet i vështirë për skuadrën e Partizanit nga Shqipëria. Skuadra kampione në Shqipëri, në raundin e parë eliminatore, në terrenin vendas do të përballet me Karabakun, kampionin e Azarbajxhanit.

Ndeshjet e kthimit janë planifikuar të zhvillohen më 16 dhe 17 korrik .

Marketing