Shkëndija sërish zhgënjeu tifozët e saj (VIDEO)

Shkëndija nuk i ka nisur me këmbë të mbarë as ndeshjet e Liga Europa, pasi sot në Shkup u mund nga Dudelanzh në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.

Marketing

Skuadra e trajnerit Qatip Osmani u dorëzua përballë kampionëve të Luksemburgut, Dudelanzh, që vitin e kaluar luajti edhe në grupet e Liga Europa. Megjithatë Shkëndija sot duheshe të jetë shumë më e kujdesshme dhe të bënte më shumë, kjo edhe për tifozët e saj, të cilët kishin mbetur shumë të zhgnëjyer pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, kur u dorëzuan që në raundin e parë përballë estonezëve të Nomme Kalju.

Ndryshe si reprizë e dy ndeshjeve paraprake të këtij edicioni në Europë, Shkëndija edhe golin e saj të tretë e gjeti nga pika e bardhë, me autorin e njëjtë Agim Ibraimi. Ky i fundit doli të jetë i saktë që në minutën e 7-të, ndërsa e gjithë kjo për një çast na bëri të mendojmë se “kuqezinjtë” do të nxjerrin mllefin e eliminimit pikërisht sot ndaj Dudelanzh.
Megjithatë ashtu nuk ndodhi, ndërsa vendimi i trajnerit Qatip Osmani që në vend të portierit të parë, Kostadin Zahov të inkuadrojë të riun Bekim Rexhepi, u tregua shumë i gabuar.
Pikërisht Rexhepi ishte fajtori kryesor për dy golat e pësuar të Shkëndijës, kur fillimisht në minutën e 64-të kishte lëshuar 16-të metërshin e tij pa nevojë, për ti mundësuar sulmuesit francez Abel Betajeb të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në minutën e 68-të shkaktoi edhe një penalti, të cilën me gol më pas e kurorëzoi Danel Sinani.

Disfatë kjo e rëndë për Shkëndijën, që në rast se dëshiron të vazhdojë tutje në Europë do të duhet të mos i përsëris gabimet e këtilla, e për më tepër amatoreske që në fund mund të ju kushtojnë shumë me eliminimin më të hershëm në Europë, prej kur se kjo skuadër është nën ëmbrellën e kompanisë gjigande “Ecolog”.

Marketing