Shkëndija shënon fitoren e 15-të sezonale

Kuqezinjtë koleksionojnë fitoren e 15-të sezonale pasi mundën 1:0 Rabotniçkin në duelin e xhiros së 23-të në LPFM.

Marketing

Goli i dytë sezonal i Stenio Juniorit rezultoi i vlefshëm për tre pikë të reja, megjithëse vendimtar ishte edhe portieri Dino Zahov që prodhoi disa pritje fantastike.

Skuadra që në start bëri me dije se don fitoren pas dështimit të javës së shkuar, mirëpo hasi në rival të motivuar që kërkonte ndërprerje të serisë negative.

Pas pjesës së parë pa gola, Shkëndija zmadhoi presionin në vazhdim dhe ndryshimi erdhi në minutën e 53-të kur Stenio Junior shënon gol të bukur për epërsi dhe fitore 1:0.

Deri në fund kuqezinjtë humbën disa mundësi për gol të dytë, ndërsa edhe miqtë i’u afruan barazimit por gjetën një super Zahov të disponuar në portë.

Në fund Shkëndija fiton edhe duelin e tretë kundër Rabotnickit në këtë kampanjë dhe me fitoren e 15-të sezonale shkon në pauzën dy javore të kampionatit shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në eliminatoret për Euro 2020.

Marketing