Shkëndija, Shkupi Dhe Struga Kualifikohen Në Çerekfinale

Shkëndija, FC Shkupi dhe Struga Trim Lum janë kualifikuar për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së vendit, pasi sot në ndeshjet e kthimit arritën deri tek rezultatet e ëshiruara, njofton “infOSport.mk”.

Marketing

Shkëndija pas barazimit 2:2 në Shkup, sot në Tetovë me rezultatin minimal 1:0 mundi Vardarin. Autorë i golit të vetëm doli të jetë Agim Ibraimi në minutën e 74-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Besart Ibraimit nga e majta.

FC Shkupi falë golit të Marin Jurina në të 72-tën, arriti rezultatin e dëshiruar 1:1 në Kratovë në ndeshjen ndaj Sileksit, rezultat ky që doli të jetë i përgjithshmi, pasi ndeshja e parë në Çair u mbyll me barazim pa gola.

Barazimi pa gola në ndeshjen e parë dhe fitorja minimale sot i ndihmoi edhe Struga Trim Lumit që të eliminojë Borecin, ndërsa Bregallnica bëri surprizën më të madhe, duke eliminuar Makedonija GJ.P. Skuadra e ligës së dytë sot në Shkup barazoi pa gola, ndërsa iu falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Shtip.

Kualifikimin me stil për në ndeshjet çerekfinale e siguroi edhe Rabotniçki, që mundi 4:0 Pelisterin dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:1 kaloi më tej, njëjtë sikurse edhe Labunishta, që edhe në ndeshjen e dytë mundi Ohridin.

Udhëtuesi i fundit për në ndeshjet çerekfinale do të mësohet gjatë ditës së nesërme, kur në Tetovë, Renova do të mirëpret Tikveshin.

“Gjipspunuesit” thuajse me një këmbë janë në çerekfinale, pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Kavadar.