Shkëndija sonte sfidën e radhës

rajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi kanë folur në prag të ndeshjes kundër Rosenborgut, në kuadrin e takimit të parë të play-off për në Ligën e Europës.

Marketing

“Shkëndijën e presin dy ndeshje kualifikuese me ekip sic është Rosenborg. Normalisht, ne e kemi analizuar kundërshtarin dhe mund të them se bëhet për skuadrën më të suksesshme në Norvegji, për të cilët ne kemi respekt. Rosenborgu është ekip shumë me përvojë, ky është realitet, mirëpo Shkëndija do të bëj çmos ta kalojë dhe të siguroj grupet e LE-së”, tha Osmani.

“E dimë se na presin dy ndeshje të vështira kundër Rosenborgut, por ne jemi gatitë bëjmë një hap para për të shkruar historinë me këtë klub, prandaj shpresojmë se mund ta bëjmë një gjë të tillë”, deklaroi Alimi, kapiten i skuadrës.

Ndeshja mes Rosenborgut dhe Shkëndijës luhet sonte me fillim prej orës 20:45.

Marketing