Shkëndija zbarkon në Mavrovë, për akumulimin e forcës

Futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës së Shkëndijës ka vazhduar përgatitjet në Mavrovë, ku në 7 ditët e ardhshme do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve verore.

Marketing

Kushtet ideale dhe freskia që ofron kjo qendër, si dhe fakti që ekipi do të ketë mundësi të qëndrojë i bashkuar pas një periudhe më të gjatë janë benefitet që do të konsumojë skuadra.

Stafi teknik ka kombinuar seancat stërvitore për akumulim të kondicionit dhe forcës, si dhe pjesën tekniko-taktike, e cila me kalimin e ditëve do të kërkojë gjithnjë e më shumë përkushtim, nëse llogaritet edhe pauza e gjatë shkaku i pandemisë me “COVID-19”.

Ekipi do të qëndrojë në Mavrovë deri të dielën, ndërsa pritet definimi i orarit përfundimtarë i ndeshjeve testuese.

Marketing