Shkolla Fillore “Penko” ndodhet në Butel, incidenti nuk ka ndodhur në Çair

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-15 16:19:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Komuna e Çairit reagon ashpër lidhur me mënyrën e plasimit të lajmit për incidentin e ndodhur në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski Penko” në disa portale informative. Sipas këtyre portaleve me ose pa tendencë, ngjarja përshkruhet se ka ndodhur në Çair edhe pse sipas ndarjes territoriale të kësaj zone lokacioni ku ndodhet shkolla në fjalë është Buteli.

Marketing

Kjo nuk është hera e parë e dezinformimeve të këtilla, me sa duket tendencioze për ta njollosur Çairin pa aspak arsye në pjesën e kronikës së zezë. Ftojmë të gjitha mediumet që ti përmbahen etikës dhe saktësisë së informimit për të cilat kanë në dispozicion të plotë shërbimet e Komunës së Çairit që po punojnë në vazhdimësi për të rritur nivelin e transparencës. Ftojmë që të përcjellin edhe aktivitetet edukative arsimore që si Komunë po i realizojmë për të përmirësuar cilësinë infrastrukturore dhe përmbajtësore të arsimit në shkollat tona fillore