Shkollat e mesme hapin dyert për universitetet

Prej dje, shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit i hapën dyert për universitetet për prezantimin dhe promovimin e programeve të tyre të studimore për nxënësit e shkollave të mesme.

Marketing

Përmes projektit “Shkollat e Qytetit të Shkupit me dyer të hapura për fakultetet dhe universitetet për promovimin e programeve të tyre studimore”, të cilin Qyteti e ka filluar vitin e kaluar, universitetet do t’u mundësojnë studentëve të ardhshëm të mësojnë më shumë rreth mundësive për zhvillimin profesional. Në fillimin e ditëve të hapura në SHMQSH “Orce Nikolov” dje mori pjesë kryetari Petre Shilegov.

“Qyteti i Shkupit edhe këtë vit organizon ditë të hapura për universitetet për t’i prezantuar programet e tyre studimore në shkollat e mesme të qytetit tonë. Të mësuar nga përvojat pozitive nga viti i kaluar, këtë vit po e përmirësojmë programin dhe e kemi bërë të mundur që në çdo shkollë brenda dy ditëve secili nga universitetet në Maqedoni të mund ta paraqet programin e vet studimor.

Në ditën e parë do të prezantojnë fakultetet teknike dhe ditën e dytë do të prezantojnë fakultetet e shkencave shoqërore. Qëllimi ynë është që nxënësit e shkollave të mesme – studentët e ardhshëm të njihen më mirë me programet studimore në universitete dhe për ta bërë zgjedhjen e duhur për regjistrimin në vitin e ardhshëm akademik. Qyteti i Shkupit i kushton vëmendje serioze nxënësve të shkollave të mesme dhe investon seriozisht në infrastrukturën në shkollat e mesme.

Do të bëjmë gjithçka me mundësitë tona për t’i përmirësuar kushtet në të cilat nxënësit e shkollave të mesme mësojnë dhe në kohë do t’i informojmë që ata ta bëjnë zgjedhjen e duhur për studime”, tha kryetari Shilegov.

Në suaza të ditëve të hapura, nxënësit do të kenë mundësi të marrin informata për studimet për të cilat ata janë të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të detajuar, do të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet dhe dilemat e tyre në mënyrë që ta bëjnë zgjedhjen e duhur gjatë marrjes së vendimeve.

Për organizimin e ditëve të hapura dhe komunikimin më të lehtë ndërmjet shkollave të mesme dhe universiteteve janë të obliguar punonjësit në Sektorin për arsim të Qytetit të Shkupit.

Marketing