Oda Ekonomike e Maqedonisë vlerëson se Maqedonia duhet të përballet me sfidat e globalizimit dhe konkurrencën e shtuar në treg si dhe të sigurojë kuadër profesional me aftësi adekuate që kërkohen nga tregu i punës.

Sipas raportit të Komisionit Evropian për 2016, përskaj uljes së shkallës ës papunësisë, të rinjtë edhe më tej kanë vështirësi gjatë inkuadrimit të tyre në tregun e punës, vlerësuan përfaqësuesit e Odës Ekonomike. Andaj mungesa e aftësive nga përfaqësuesit e OEM-së është përcaktuar si kufizim kritik për konkurrencën në vend.

“Shkollimi i mesëm profesional ka potencial të përmirësojë kalimin nga shkolla në punë dhe t’u ofrojë të rinjve perspektivë për planifikimin e karrierës së tyre. Për këtë shkak investimet në shkollimin e mesëm profesional janë parakusht kryesor për përgatitjen e shoqërisë për të ardhmen”,- tha kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.

“Struktura e ekonomisë tonë është e atillë që kërkohen punë manuale dhe arsim profesional. Nga ana tjetër, numri më i madh i të rinjve përfundojnë arsimim të lartë në shkencat shoqërore dhe nuk duan të konkurrojnë në vende të punës ku kërkohet arsim i mesëm”,- theksoi kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov.

“Tregut tonë i nevojitet kuadër me arsim të mesëm, siç janë elektricist ose punëtor në industrinë e drurit. Por, problem shtesë është që Qeveria është punëdhënësi më i madh, gjë që nuk është e dobishme për zhvillimin e ekonomisë”,- deklaroi Goran Rafajllovski nga “Rafajlovski Konstalting”.

Nuk mund të ketë kompani të suksesshme pa menaxherë të suksesshëm, ndërsa suksesin do ta arrijnë vetëm nëse kanë njohuri dhe aftësi për të qenë produktivë, u tha me këtë rast.