Shkon 17 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, mbi 700 të plagosur

Një tërmet i fuqishëm goditi të premten Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke vrarë të paktën 19 njerëz dhe duke plagosur mbi 700 të tjerë, si dhe duke shembur shumë ndërtesa, thanë zyrtarët.

Marketing

Në Turqi u raportua për 17 të vdekur, ndërsa dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në 17 ndërtesa të shembura, ose të dëmtuara janë duke vazhduar në Izmir.

Sipas dëshmitarëve, me të ndodhur tërmeti, njerëzit vrapuan në rrugë në panik në qytetin bregdetar të Izmirit. Disa lagje u mbushën me ujë deti, i cili shkaktoi përmbytje.

Lëkundja raportohet të ketë shkaktuar një cunami të vogël në portin e Samos.

Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti i së premtes kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.

Marketing