Shkon në 31 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i fortë i mëngjesit të së martës nuk do të jetë i lehtë për t’u harruar nga shqiptarët. 31 persona kanë mbetur të vdekur deri tani, ndërsa kanë pësuar lëndime 657 të tjerë. Qendrat më të goditura kanë qenë Durrësi dhe Thumana. Ndërkohë që prej mëngjesit të djeshëm vijon kërkimi i të mbijetuarve dhe personave të zhdukur nën rrënoja e godinave të shembura në Durrës e Thumanë.

Marketing

Kryeministri Edi Rama shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës e Tiranë dy qarqet më të prekura nga tërmeti. Pjesa më e madhe e personave që po kërkohen janë në pjesën e Durrësit dhe Thumanës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punë në gjashtë pika të kësaj zone. Përveç ekipeve të specializuara të kërkimit dhe shpëtimit, drejt Shqipërisë kanë vërshuar ndihma të shumta në ekipe shpëtimi nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Drejt zonave të goditura po dërgohen edhe ndihma të shumta humanitare si nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Turqia dhe Turqia. Mijëra banorët të zonës së përfshirë nga tërmeti, e kanë kaluar natën në qiell të hapur. Në Durrës dhe Thumanë qeveria shqiptare ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme ndërsa dita e sotme në gjithë Shqipërinë është shpallur ditë zie kombëtare.

Marketing